Analiza

Raport: Samsung po përballet me probleme në skanerin e shenjave të gishtave tek Galaxy S5

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
Raport: Samsung po përballet me probleme në skanerin e shenjave të gishtave tek Galaxy S5

Report-Samsung-having-yield-problems-with-the-Samsung-Galaxy-S5-fingerprint-scannerNë një raport nga Koreja publikuar të hënën thuhet se Samsung-u ka pasur probleme me skanerin gishtave që u prezantua në pajisjen Samsung Galaxy S5 muajin e kaluar. Sipas raportit, Samsung-u iu drejtua një prodhuesi të palëve të treta dhe tha që ishte në negociata me një kompani të quajtur Crucialtec për të siguruar skanerat e gishtave për Galaxy S5.

Kjo kompani është prodhuesi më i madh i “trackpadeve” optik për laptopët dhe prodhon edhe një linjë skanerash të shenjave të gishtave. Qarkullojnë informacione se Samsung-u është në bisedime edhe për prodhimin e këtyre skanerave për Galaxy Note 4.

Thashetheme të ndryshme vitin e shkuar flisnin për një skaner të shenjave të gishtave që do të vinte në Galaxy Note 3, por kjo hipotezë ra dhe raportet i vinin fajin një pale të tretë, në këtë rast furnizuesit e këtyre skanerave nuk plotësonte standardet e nevojshme që kërkonte kompania Samsung.

Tashmë, shtëpia dizajnuese e vetë Samsung-ut po dështon dhe si për ta bërë më keq gjendjen, kompania premtoi veçorinë “Biometrike” në pajisjen e saj të parametrave të lartë Samsung Galaxy S5 për ta lançuar më 11 rill.

Mediat Koreane e quajnë këtë incident si “të sikletshëm” për Samsung-un. Mbase kjo është e vërtetë, por nëse kjo nuk rregullohet atëherë do ngjante më tepër më një “dëshpërim”. Si TouchID në Apple iPhone 5S, Samung e ka vendosur skanerin në butonin “Home” të Galaxy S5. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>