Analiza

Raport: Samsung shiti 40% Galaxy S5 më pak se sa kishte parashikuar

Nov 24 2014
0 Shpërndarje
Raport: Samsung shiti 40% Galaxy S5 më pak se sa kishte parashikuar

IMG_8743_-_Version_2__1_.0Sipas një raporti nga The Wall Street Journal, smartfoni S5 i serisë Galaxy ka regjistruar një performancë më të ulët se sa pritshmëritë. Gjithsej janë shitur 12 milionë njësi S5 në tre muajt e parë të shitjes, afërsisht 4 milion më pak se paraardhësit e saj dhe 40% më pak se shifra e parashikuar nga kompania. Shitjet kanë rënë me 50% në Kinë, ndërkohë që vetëm në tregun amerikan këto shitje po rriten, Shtetet e Bashkuara përbëjnë dhe tregun më të madh të Samsung.

Samsung duket se e ka mbivlerësuar produktin e saj duke prodhuar një sasi të madhe stoqesh. Muajin e kaluar kompania premtoi se do të sillte një reformë themelore në biznesin e saj të smartfonëve për shkak të shitjeve dhe raporteve të pakënaqshme. The Journal gjithashtu citoi disa burime sipas të cilave thuhet se Samsung po konsideron të aplikojë disa ndryshime në nivelin e ekzekutivëve, por këto janë thjesht fjalë për momentin dhe planet duan kohë për tu vënë në zbatim. Ndryshime të tilla priten dhe pasi një nga ekzekutivët më të lartë të kompanisë, Lee Kun-hee ka qenë shumë i sëmurë për shkak të një ataku në zemër që pësoi në muajin maj. Pritet që vendin e tij ta zërë djali i tij Jay Y Lee. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>