Biznes

Raport: Samsung synon të shesë 30 milion televizorë Tizen këtë vit

Jan 20 2015
0 Shpërndarje
Raport: Samsung synon të shesë 30 milion televizorë Tizen këtë vit

Samsung-Logo-CES-2015Ndërkohë që Tizen është gjendur vetëm në hapat e parë të arenës së pajisjeve telefonike, duket se Samsung ka plane të mëdha për hapësirat e tij në televizorë. Duke ju referuar një burimi të afërt me ekspertët Tizen, Samsung është duke synuar të shesë 60 milion televizorë këtë vit, por në fakt qëllimi i tij i vërtetë është të shesë gjysmën e kësaj sasie me sistemin Tizen. Kjo pajisje u lançua në eventin CES në fillim të këtij muaji dhe ishin etiketuar si “SUHD”, gjë e cila ishte një mënyrë e sofistikuar për të bërë diferencimin e tyre me televizorët tipikë UHD 4K.

Nëse Samsung arrin të përmbushë këto qëllime, atëherë pa asnjë dyshim ai do të mundë të tërheqë vëmendjen e disa zhvilluesve të cilët do të kenë një mënyrë të re për të shitur atë që ata dine të bëjnë më mirë. Sigurisht, blerjet e aplikacioneve nga pronarët e televizorëve janë shumë herë më të ulta sesa ato të blera për telefonët inteligjentë.

Duke lënë mënjanë shitjet e aplikacioneve, do të jetë një mundësi e mirë për Samsung të punojë me sistemin operativ të tijin dhe mund t’a çojë kompaninë drejt përhapjes në duart e më tepër përdoruesve. Modelet SUHD të Samsung pritet të dalin në shitje në Kore muajin e ardhshëm e më pas brenda vitit të përhapen në gjithë botën. (PCWorld Albanian)

Raport: Samsung synon të shesë 30 milion televizorë Tizen këtë vit

Ndërkohë që Tizen është gjendur vetëm në hapat e parë të arenës së pajisjeve telefonike, duket se Samsung ka plane të mëdha për hapësirat e tij në televizorë. Duke ju referuar një burimi të afërt me ekspertët Tizen Experts, Samsung është duke synuar të shesë 60 milion televizorë këtë vit, por në fakt qëllimi i tij i vërtetë është të shesë gjysmën e kësaj sasie për këta televizorë të rinj Tizen. Kjo pajisje u lançua në eventin CES në fillim të këtij muaji dhe ishin etiketuar si “SUHD”, gjë e cila ishte një mënyrë e sofistikuar për të bërë diferencimin e tyre me televizorët tipikë UHD 4K.

Nëse Samsung arrin të përmbushë këto qëllime, atëherë pa asnjë dyshim ai do të mundë të tërheqë vëmendjen e disa zhvilluesve të cilët do të kenë një mënyrë të re për të shitur atë që ata dine të bëjnë më mirë. Sigurisht, blerjet e aplikacioneve nga pronarët e televizorëve janë shumë herë më të ulta sesa ato të blera për telefonët inteligjentë.

Duke lënë mënjanë shitjet e aplikacioneve, do të jetë një mundësi e mirë për Samsung të punojë me sistemin operativ të tijin dhe mund t’a çojë kompaninë drejt përhapjes në duart e më tepër përdoruesve. Modelet SUHD të Samsung pritet të dalin në shitje në Kore muajin e ardhshëm e më pas brenda vitit të përhapen në gjithë botën. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsungTV
Lajmet e fundit>