Harduer

Raport: Samsung synon të sjellë një linjë të re smartfonësh karakterizuar nga një dizajn iri

Nov 8 2014
0 Shpërndarje
Raport: Samsung synon të sjellë një linjë të re smartfonësh karakterizuar nga një dizajn iri

gsmarena_001Sipas një raporti që vjen nga SamMobile, Samsung së shpejti do të lançojë një brend të ri smartfonësh. Linja e re e këtyre telefonëve do të karakterizohet vetëm nga një germë shoqëruar nga një numër ngjashëm me telefonët e fundit të lançuar si Galaxy A3 dhe Galaxy A5.

Lançimi i serive të reja me emërtim i karakterizuar vetëm nga një germë do të ndihmojë gjigantin korean ti japë një drejtim të ri produkteve të tij të shumta.

Akoma nuk ka detaje lidhur me specifikat ose linjën e çmimeve për familjen e ardhshme të produkteve të kompanisë. Me shumë gjasa nuk do të na duhet të presim shumë për ta zbuluar këtë gjë. Herët këtë javë, disa detaje të gjeneratës së ardhshme të telefonëve më të mirë Samsung zbuluan linjën Galaxy S të gjeneratës tjetër.

Me pseudonimin, Projekti Zero, pajisja do të karakterizohet nga një ridizajn total, por që themel nuk do të jetë një hap revolucionar ndaj Samsung Galaxy S5. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>