Lajmet

Raport: SHBA, India dhe Brazili janë tregjet më të mëdha të Windows Phone

Jul 12 2014
0 Shpërndarje
Raport: SHBA, India dhe Brazili janë tregjet më të mëdha të Windows Phone

windows-phone-9SHBA-ja mbetet tregu më i madh i pajisjeve Windows Phone në të gjithë botën sipas një raporti të ri që vjen nga AdDuplex, rrjet ky i cili kryesisht fokusohet në ekosistemin e platformës mobile të Microsoft-it.

Grafiku i mëposhtëm nuk vë në dukje të dhëna në bazë të llojit të pajisjes apo versionit të platformës, por është një vështrim i përgjithshëm në bazë të përhapjes sipas shteteve. Interesante është se pas SHBA-ve me 11 % të gjithë pajisjeve Windows Phone në gjithë botën vjen India me 7.5 % dhe më pas ndjek Brazili me 6.9 %. Raporti i AdDuplex e rendit Kinën në vendin e gjashtë me 3.7 %, ndërsa Italia dhe Rusia shënuan 4.3 %.

Edhe vendet e tjera evuropiane performuan mjaft mirë. Raporti i AdDuplex ka qenë shpesh herë në qendër të kritikave. Kompania bazon kërkimet e saj sipas përdorimit të aplikacione më popullorë në botë ku sjellin statistika nga 200.000 përdorues çdo ditë. (PCWorld Albanian)

countries-201407082

Lajmet e fundit>