Lajmet

Raport: SHBA ka përdorur avionë të vegjël për të mbledhur të dhëna nga telefonët

Nov 15 2014
0 Shpërndarje
Raport: SHBA ka përdorur avionë të vegjël për të mbledhur të dhëna nga telefonët

manhattan-fifth-avenue-people-walking-crowd-crowded-3Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka përdorur aeroplanë për të mbledhur të dhëna nga telefonët raporton The Wall Street Journal. Ky program survejimi i cili është udhëhequr nga US Marshall Service, është vënë në përdorim që nga viti 2007.

Në kuadër të këtij programi, zyrtarët kanë përdorur kulla telefonike portabël të njohura ndryshe si ‘dirtboxes’ në aeroplanë të vegjël për të gjurmuar dhe marrë informacione mbi identitetin dhe vendndodhjen e përdoruesve. Këta aeroplanë të maskuar kanë fluturuar nga 5 aeroporte pranë shteteve të mëdha në mënyrë që të survejojnë më shumë amerikanë. Është akoma e paqartë se sa herë janë vënë në zbatim këto misione survejimi, por raporti i The Wall Street Journal zbuloi se ato kanë ndodhur rregullisht. Departamenti i Drejtësisë refuzoi të konfirmonte apo të hidhte poshtë këtë raport.

Telefonat celularë janë në komunikim të vazhdueshëm me kullat e telefonisë. Kutitë e përdorura nga ky program silleshin si një kullë e tillë duke bërë që informacionet të kalonin tek ajo edhe nëqoftëse gjendej pranë një kullë e zakonshme. Ato kishin gjithashtu aftësinë për të ndërprerë telefonata ndaj dhe ekspertët që u morën me këtë program u përpoqën të minimizonin efekte të tilla. Duke përdorur këtë mënyrë shteti amerikan mund të gjurmojë çdo shtetas të tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>