Analiza

Raport: Si ishte gjendja e sigurisë online në gjysmën e parë të vitit 2014

Aug 17 2014
0 Shpërndarje
Raport: Si ishte gjendja e sigurisë online në gjysmën e parë të vitit 2014

1Përhapja e internetit dhe përdorimi masiv i tij ka sjell edhe shqetësime në lidhje me sigurinë online. Kompania Cheetah Mobile, sjell disa të dhëna interesante për sigurinë online për gjysmën e parë të vitit 2014, të dhëna të cilat janë pjesë e raportit të saj studimor.

Zhvillimet kryesore për 6 mujorin e parë të vitit:

-Numri i viruseve që prekin sistemin operativ Android po rritet në mënyrë të njëtrajtshme. Sipas statistikave 1 në 10 aplikacione përbën rrezik për telefonin inteligjent të përdoruesit.

– Është rritur djeshëm numri i viruseve që prekin sistemin e pagesave online duke vënë në rrezik mbrojtjen dhe menaxhimin e financave të përdoruesve.

– Mangësitë dhe dobësitë e sistemit të sigurisë të ngjashme me Heartbleed kanë paraqitur rreziqe serioze në sigurinë e telefonave inteligjentë dhe “Cloud Security”

-Sulme të rregullta mbi rrjetet Wi-Fi janë përhapur njëtrajtësisht në të gjithë globin.

Analiza e dosjeve të dëmtuara në platformën Android

Numri i viruseve në sistemin Android është rritur ndjeshëm. Kompania Cheetah Mobile mblodhi 24.4 milionë skedarë gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014. Nga këto skedarë 2.2 milionë ose ndryshe 9% e tyre dolën që ishin viruse. Me kapjen e këtyre viruseve, Cheetah Mobile ka dalë në përfundim se në krahasim me vitin 2012 kemi një rritje me 20.5 herë. Në krahasim me vitin 2013 numri i viruseve është rritur me 2.5 herë.

Rritja e numrit të viruseve që prekin sistemin e pagesave online nëpërmjet telefonit inteligjent:

2014-ta është shënuar si viti kur viruset që prekin blerjet online të bëhen rreziku kryesor tek përdoruesit e telefonëve Android. Këto lloj virusesh përbëjnë 2/3 e totalit të viruseve që u kapën nga kompania Cheetah Mobile. Viruset që kanë të bëjnë me konsumimin e llogarisë përbëjnë 16% të totalit. Të dy këto lloje skedarësh të rrezikshëm sjellin humbje financiare tek përdoruesi. Një analizë tregon se këtë vit viruseve që prekin pagesat online u shtohen 6,500 lloj edhe variacione të tjera, në krahasim me 1,500 që ishte vitin e kaluar.

Shtetet më të prekura nga viruset e telefonëve inteligjent

Azia dhe vendet e Evropës Perëndimorë kanë pasur përqindjet më të lartë të infektimeve se pajisjeve inteligjente nga viruset. Kjo është për shkak të dyqaneve të pa aprovuara dhe të pa licencuara online, të cilat u mundësojnë përdoruesve aplikacione të ndryshme. Vendet të tilla si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe disa vende të tjera në Evropë, të cilat nuk kanë lejuar këto dyqane virtuale të operojnë kanë një numër shumë herë më të vogël të pajisjeve inteligjente që bëhen pre e viruseve. Dyqanet onlie në këto shtete janë më vigjilente dhe kujdesen për mospërhapjen e dosjeve të kompromentuara. Aplikacionet kryesore, të cilat shërbejnë si bartëse dhe përhapëse të viruseve janë ato të lojërave.

Kontrolloni versionin e sistemit tuaj Android!

Sipas analizave të kryera, versionet e sistemit Android 4.1 dhe 4.2 përmbajnë përqindjen më të lartë të prekjes nga viruset. Kjo ndoshta për shkak se këto dy versione kanë numrin më të lartë të përdoruesve në krahasim me versionet e tjera. Në total 65.4 % e infektimeve të telefonëve inteligjent është shënuar në dy versionet e platformës Android respektivisht 4.1 dhe 4.2. Versionet e sistemit Android 4.3 dhe 4.4 janë më të sigurta.

Momentet kryesore që kanë cënuar sigurinë e telefonave celular

Prill: Mangësia që shkaktoi “Heartbleed”

Mangësia e OpenSSL Hearbleed shkaktoi nxjerrjen e emrave të profileve, fjalëkalimeve, numrave të kartave të kreditit dhe informacioneve private të përdoruesve. Emri Heartbleed vjen nga një funksion, i cili quhet heartbeat dhe ishte dizajnuar për të siguruar që komunikimi midis përdoruesve dhe serverave të ishte i gatshëm në çdo moment të ditës. Kërkuesit zbuluan se mangësitë që kishte ky sistem kishin bërë të mundur vjedhjen e dosjeve dhe skedarëve nga serverat. Më vonë kërkuesit zbuluan se piratët mund të vidhnin informacionet personale të përdoruesve të ndryshëm.

Maj: Sulmi në kompjuterët e kompanisë eBay

Problemet që hasi eBay përbën një nga lajmet më të përhapura mbi problemet e sigurisë. Kompjuterët e punonjësve të eBay ishin sulmuar dhe piratët kibernetikë vodhën informacione dhe llogari të ndryshme të përdoruesve duke përfshirë këtu emrat, adresat e e-mail-it, numrat e telefonit dhe DOBs. Të dhënat treguan se më shume se 145 milion përdorues ishin prekur nga ky sulm.

Maj: Mashtrimet me “Express” SMS

Mashtrimet nëpërmjet mesazheve prekën një numër të lartë përdoruesish të sistemit Android në Tajvan. Përdoruesit morën mesazhin “ Zotëri/ Zonjë, ju ke një dërgesë në postën tuaj, klikoni linkun për të verifikuar firmën tuaj elektronike”. Pasi përdoruesit klikonin linkun, automatikisht shkarkohej një virus, i cili sapo instalohej dërgonte mesazhe të ngjashme në drejtim të personave të tjerë dhe vidhte kopje të mesazheve elektronike nga llogaritë e përdoruesve.

Sulmet në rrjetin Wi-Fi

Sipas analistëve të CM Security Lab, 22% e përdoruesve të cilët zotërojnë një router Wi-Fi zgjedhin fjalëkalime shumë të thjeshta. Më shumë se 68% e tyre nuk mundohen fare të ndryshojnë fjalëkalimin dhe preferojnë të mbajnë fjalëkalimet e ofruara nga kompania ku kanë blerë modemin. Piratët shpesh bëjnë që përdoruesit të hyjnë në faqe internet të rrezikshme duke piratuar DNS-në. Më pas ata vjedhin pikat e Wi-Fi për të vjedhur të dhënat. Shqetësime të shumta janë paraqitur mbi sigurinë e rrjetit Wi-Finë aeroporte ose në vende të tjera publike, pasi piratët e kanë shumë të thjeshtë të vjedhin informacion nëpërmjet tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>