Analiza

Raport: Smartfonët e Samsung mbizotërojnë tregun global, por shifrat pësojnë rënie

Jan 22 2015
0 Shpërndarje
Raport: Smartfonët e Samsung mbizotërojnë tregun global, por shifrat pësojnë rënie

unnamedSipas një raporti të Trend Force, Samung vazhdoi të dominonte tregun dhe në vitin 2014 duke zotëruar 28% të tregut global. Por ajo ç’ka është e rëndësishme është fakti se kjo përqindje ka rënë nga 32.5% që u regjistrua në vitin 2013. Ndërkohë Apple ka mbajtur pozicionin e saj të pandryshuar vit pas viti në vend të dytë me një zotërim prej 16.4% të tregut. Dhe në vitin 2013 Apple dominonte me të njëjtën përqindje në treg.

Në vend të tretë të kësaj liste renditet kompania Lenovo me Motorola që zotëron në 7.9% të tregut e ndjekur nga LG me 6% dhe Huawei me 5.9%. Trend Force ka studiuar gjithashtu dhe rritjen e biznesit të smartfonëve në tërësi. Të dhënat e mbledhura nga kompania tregojnë se tregu i smartfonëve u rrit nga 927.2 që ishte në 2013 në 1.2 miliard në 2014. Është bërë e vështirë për një kompani si Samsung të vazhdojë të dominojë tregun ashtu siç ka bërë. Kjo ka ardhur si pasojë e shtimit të konkurrencës për Samsung në tregje kryesore nga Lenovo, Xiaomi dhe Hauwei. Në muajin nëntor kompania deklaroi se do të reduktonte me 30% prodhimin e modeleve të smartfonëve në vitin 2015. Trend Force parashikon se ky vit do të jetë i pasuksesshëm për Samsung dhe pritet që të jetë Apple kompania që do të dominojë tregun global të smartfonëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>