Harduer

Raport: Smartfoni i ri i serisë HTC Desire do të ketë një kamer për selfie 13 megapixel

Oct 6 2014
0 Shpërndarje
Raport: Smartfoni i ri i serisë HTC Desire do të ketë një kamer për selfie 13 megapixel

htc-desire-eye-htcfamily-ruKompania HTC së fundmi ka publikuar disa imazhe të smartfonit që do të quhet HTC Desire Eye i cili do të jetë relativisht një telefon i nivelit mesatar. Kompania në këtë telefon është përqëndruar më së shumti tek kamerat.

Ai pritet të jetë i pajisur me 2 kamera, të dyja 3 megapixel. Të dyja kamerat do të jenë të pajisura me flash i cili do ti mundësojë përdoruesve të shkrepin foton në çdo vend që duan pavarësisht nga ndriçimi.

Disa fjalë të tjera citojnë se HTC Desire Eye do të ketë një ekran 5.2 inç 1080 pixel, një procesor të shpejtë Snapdragon 801, 2GB RAM dhe 32GB hapësirë memorie. Akoma nuk ka një datë të saktë se kur HTC Desire Eye do të jetë në treg edhe pse HTC do të mbajë një event më 8 tetor ku pritet të prezantojë disa nga produktet e saj të reja. (PCWorld Albania)

htc-desire-eye-upleaks

Lajmet e fundit>