Harduer

Raport: Smartfoni LG G3 do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

Mar 10 2014
0 Shpërndarje
Raport: Smartfoni LG G3 do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

Report-LG-G3-will-be-waterproof-and-dustproof.jpgSipas një raporti nga Koreja, LG G3 do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Kjo duket të jetë një trend i ri për smartfonët më të mirë të kompanive të ndryshme, në përgjithësi modele Android, duke dalluar Sony Xperia Z që u lançua gjatë CES 2013 në Las Vegas.

Që atëherë, të gjithë modelet të parametrave të lartë të Sonyt, quajtur Xperia, kanë të përfshirë këtë veçori, dhe vitin e shkuar Samsung ofroi Samsung Galaxy S4 Active që mund të qëndronte funksional në ujë vetëm tre metra për 30 minuta.

Modelet e tjera, të tilla si Motorola Droid, janë të mbrojtur nga faktorë të jashtëm të vegjël që mund ta dëmtojnë. Ndërkohë që asnjëherë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga prodhuesi, thuhet se HTC Droid DNA do të ketë disa veçori mbrojtëse nga uji gjithashtu. HTC Butterfly është i certifikuar me IPX5, e cila mbron atë nga uji.

Tani që edhe Samsung Galaxy S5 do të vijë me certifikimin IP67, konkurrenca po shtohet dhe po konsiderohet vazhdimisht mundësia se kjo është një veçori e domosdoshme tashmë. Ndër të tjera modele smartfonësh që pritet të kenë këtë veçori përveç Samsung Galaxy S5 dhe LG G3, mbase edhe HTC One 2014 mund të mos vijë në treg pa një mbrojtje ndaj ujit dhe pluhurit.

Mbajeni mend se raporti i sotëm për spekulimin ndaj LG G3, ka një farë kuptimi. Pyetja e madhe është se a do donin përdoruesit të njëjtën gjë që po mundohen prodhuesit të ofrojnë për ta? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>