Analiza

Raport: Teknologji të fuqishme monitorimi po shiten ndaj qeverive shtypëse nga kompani private

Nov 21 2013
0 Shpërndarje
Raport: Teknologji të fuqishme monitorimi po shiten ndaj qeverive shtypëse nga kompani private

teknlologjiGrupi i mbrojtjes Privacy International ka publikuar një raport mbi teknologjitë e fuqishme të mbikëqyrjes që shiten nga kompanitë private.

Rezultatet e raportit janë me të vërtetë tronditëse, ato tregojnë se kompanitë private janë të afta të blejnë mjete të tilla spiunimi të ngjashme me ato që përdoren nga NSA (National Security Agency) dhe GCHQ (Government Communications Headquarters).

Detajet janë grumbulluar në një bazë të dhënash të quajtur Indeksi i Industrisë së Mbikqyrjes i cili, detajon ofertat e 300 kompanive në mbarë botën. Disa prej teknologjive të shitura përfshijnë një trojan që lëviz kamerën dhe regjistron foto, softuer përgjimi dhe mjete që mund të ndërhyjnë në kabllot nënujorë.

Sipas Privacy International, problemi kryesor i këtyre teknologjive është përfundimi i tyre në duar të qeverive shtypëse. Matt Rice, konsulent kërkimi në Privacy International shkruan: “Zakonisht këto qeveri kanë dëshirën, por iu mungon teknologjia për të monitoruar infrastrukturën e komunikimit.” Në këtë mënyrë vendosen në rrezik edhe ata përdorues, të dhënat e të cilëve lëvizin në vende të ndryshme të botës.

Sipas raportit të Privacy International, ky problem mund të jetë shumë më serioz sesa duket. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>