Biznes

Raport: Teknologjia mobile ka krijuar 11 milion vende të reja pune dhe gjeneruar 3.3 trilion $ të ardhura

Jan 17 2015
0 Shpërndarje
Raport: Teknologjia mobile ka krijuar 11 milion vende të reja pune dhe gjeneruar 3.3 trilion $ të ardhura

38-dsc09859-780x518Të gjithë e dimë se teknologjia mobile ka një impakt të madh në ekonominë dhe shoqërinë botërore, dhe një raport i ri e bën të dukshëm këtë impakt. Teknologjia mobile ka gjeneruar të ardhura prej 3.3 trilion dollar në 2014, sipas një raporti ndërtuar nga The Boston Consulting Group.

Qualcomm, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipeve mobile, gjendet në themel të revolucionit në teknologjisë mobile. Kompanitë mendohet të kenë investuar 1.8 trilion dollar në infrastrukturë, hulumtim dhe zhvillim përgjatë periudhës 2009- 2013. E gjitha kjo është investuar nga sektori privat. Raporti thotë se 4 trilion dollar të tjera do të investohen deri më 2020 në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e revolucionit mobil.

Raporti është një përpjekje për të përcaktuar impaktin global të teknologjisë mobile. The Boston Consulting Group ka ekzaminuar teknologjinë mobile dhe përfitimet e saj në SHBA, Gjermani, Korenë e Jugut, Brazil, Kinë dhe Indi. Janë anketuar 7,500 konsumatorë në gjashtë shtete për të llogaritur vlerën e të ardhurave që fitojnë dhe shpenzojnë konsumatorët nga teknologjia mobile. Teknologjia mobile ka kontribuar me 1.2 trilion dollar në GDP e secilit prej këtyre gjashtë shteteve.

Konsumatorët në vendet e zhvilluara vlerësojnë teknologjinë mobile në më shumë se 6000 dollar në vit ose 12 % e të të ardhurave tuaja. Në ekonomitë e zhvilluara si Kina dhe India, shpenzimet tejkalojnë 40 % të të ardhurave mesatare. Në fakt, një pjesë e madhe e të anketuarve do të hiqnin dorë nga pushimet dhe jo nga telefoni i tyre. Në Kinë dhe Kore, një pjesë e madhe e përdoruesve do të pranonin të mos kishin një shërbim internet në shtëpi në vend të një telefoni mobil.

Raporti gjithashtu tregon edhe përfitimet që kanë konsumatorët nga teknologjia mobile të cilat llogariten në vlerën e 6.4 trilion dollar. Boston Consulting Group gjithashtu anketoi edhe 3,500 biznese të vogla në gjashtë shtetet. U zbulua se bizneset e vogla që adoptonin teknologjitë mobile të avancuara kishin rritje të ardhurash deri në dy herë më shpejt.

Raporti qartësisht zbulon se teknologjia mobile është një motor që furnizon rritjen ekonomike por akoma duhet më tepër inovacion. Ato që vazhdimisht kanë munguar janë politikat e vendeve që kanë penguar vendosjen e standardeve të reja që do të hapnin rrugë për shkëlqimin e mëtejshëm të këtij sektori. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>