Analiza

Raport: Tumblr shpallet si platforma sociale me rritjen më të shpejtë

Nov 26 2014
0 Shpërndarje
Raport: Tumblr shpallet si platforma sociale me rritjen më të shpejtë

screen-shot-2014-11-25-at-16-57-16Me 1.35 miliard përdorues aktiv çdo muaj, platforma sociale Facebook vazhdon të jetë rrjeti më i përhapur social, por kur vjen puna tek tërheqja e përdoruesve të rinj nuk mund të themi të njëjtën gjë.

Kërkuesit nga Global Web Index raportuan se baza e përdoruesve aktiv në Tumblr është rritur me 120% në 6 muajt e fundit, ndërkohë që numri i përdoruesve të Facebook u rrit vetëm me 2%.

Instagram, LinkedIn, Twitter, YouTube dhe madje Google+ kanë regjistruar rritje përdoruesish në ritme më të shpejta se Facebook.

Veçanërisht në biznesin e aplikacioneve Facebook qëndron si aplikacioni më i përdorur, ndërkohë ai që po regjistron ritmet më të shpejta të rritjes është Snapchat me një përqindje prej 56% në vit. Snapchat ndiqet nga aplikacioni i Facebook Messenger dhe Instagram një shenjë kjo që tregon se aplikacionet në smartfonë vazhdojnë të përfaqësojnë një numër të madh përdoruesish në rritje. Në 6 mujorin paraardhës vendin e rrjetit social me rritjen më të lartë të përdoruesve e mbante Instagram, ndërkohë që tani ai renditet në vendin e tretë.

Pavarësisht se nuk kryeson gjithmonë listat, përdoruesit aktiv të Facebook janë 1.36 miliard që do të thotë se më shumë se 1/3 e popullsisë së botës është në Facebook. Raporti gjithashtu tregon se jashtë Kinës, 4 në 5 përdorues kanë një llogari në Facebook ndër të cilët 1 nga 2 janë tepër aktiv. Ky raport u bazua në intervistat e marra nga 170.000 përdorues në 32 vende të ndryshme të botës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>