Analiza

Raport: Windows Phone Store kalon shifrën e 255,000 aplikacioneve të disponueshme

Jun 25 2014
0 Shpërndarje
Raport: Windows Phone Store kalon shifrën e 255,000 aplikacioneve të disponueshme

gsmarena_001 (4)Pasi u arrit pikësynimi i 200,000 aplikacioneve në dhjetor të viti të kaluar, tashmë dyqani i aplikacioneve të platformës mobile të Microsoft-it, Windows Phone Store numëron më shumë se 255,000 aplikacione dhe lojëra sipas një raporti që vjen nga Australia e largët.

Kjo i bie të jetë më shumë sesa Amazon, ku kohët e fundit raportoi për dyqanin e aplikacioneve të saj Android, por që qartësisht është akoma shumë larg asaj çfarë ofrojnë Google Play dhe iOS App Store kur bëhet fjalë për numër aplikacionesh. Që të dy dyqanet e aplikacioneve Android dhe iOS kanë kaluar shifrën e 1 miliard aplikacioneve të disponueshme.

Akoma, Microsoft thotë se ajo çfarë ofron kompania po rritet më shpejtë krahasuar me konkurrentët, ku realisht ka të drejtë sepse Microsoft ja ka filluar nga hiçi. Dyqani i aplikacioneve Windows Phone Store po sheh 10 milion shkarkime në ditë dhe në të po shtohen 500 aplikacione të reja çdo 24 orë.

Numri i zhvilluesve të regjistruar ka arritur shifrën 510,000 dhe në të ardhmen do të shihni shumë më tepër aplikacioneve të vijnë në Windows Phone Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>