Harduer

Raporte të reja rreth PSP2

Jan 21 2011
0 Shpërndarje
Raporte të reja rreth PSP2

Kësaj radhe Bloomberg News ka raportuar për dy burime të reja që kanë njohuri rreth planeve të kompanisë, për paraqitjen e pajisjes së dorës gjatë javës së ardhshme. Në konferencë për media, Sony gjithashtu “do të paraqes strategjinë për të përdorur shërbimet e saja të lidhura në rrjet për të shkëmbyer lojëra, filma dhe muzikë, në mes të pajisjeve të dorës, TV-ve dhe pajisjeve tjera.

E çka rreth celularit PSP Phone? Sipas asaj që shumë edhe po dyshojnë, celulari me ekran të ndjeshëm në prekje nga prodhuesi Sony Ecricsson do të paraqitet gjatë muajit të ardhshëm në Mobile World Congress, që mbahet në Spanjë.

Si zakonisht Sony nuk ka komentuar ndonjë paralajmërim të mundshëm, por në këtë moment mund të thuhet me një dozë besimi, se pajisja do të jetë e pranishme në atë panair.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>