Lajmet

Raportet e Snowden: NSA ka hakuar edhe Huawei

Mar 24 2014
0 Shpërndarje
Raportet e Snowden: NSA ka hakuar edhe Huawei

huawei-logo-300x219Skandalet e Agjencisë Amerikane të Sigurisë që zbulohen dita ditës, duket se po zmadhohen gjithnjë e më shumë. Sipas raporteve më të fundit që kanë rrjedhur nga Edward Snowden, duket se është hakuar edhe gjiganti kinez i rrjeteve dhe pajisjeve, Huawei.

NSA ka arritur të hakojë e të ketë akses edhe në kodin burimor të kompanisë, sipas dokumenteve të botuara nga The New York Times dhe nga Spiegel Online. Këto dokumente të fundit tregojnë se NSA filloi një operacion të quajtur “Shotgiant” kundër Huawei, kompania e dytë më e madhe në botë (pas Cisco Systems) për prodhimin e pajisjeve të rrjetit.

SHBA ka qenë prej kohësh e shqetësuar nga produktet e Huawei me dyshimet se ato mund të përdoreshin si Trojan Horse për t’i dhënë mundësi qeverisë kineze të spiunojë mbi klientët amerikanë nëpërmjet rrjeteve të Huawei. Tani, mesa duket, qeveria amerikane po bën atë që dyshonte se bënte Huawei. NSA jo vetëm që ndërhyri në e-mailet brenda kompanisë, por kishte edhe akses në kodin burimor të disa produkteve të Huawei. Kjo arritje është më e madhja që do të synonte çdo kompani teknologjike: të arrinte të kishte akses në kodin burimor të produkteve të një kompanie tjetër.

Fatmirësisht, për qytetarët amerikanë të shqetësuar, një zëdhënës i NSA i siguroi The New York Times se hakimet ndaj Huawei dhe spiunimi u bë vetëm për arsye të sigurisë kombëtare: “Ne nuk i shpërndajmë informacionet që mbledhim nga kompanitë në SHBA për të motivuar konkurrencën.

Në shumë vende të tjera nuk mund të them të njëjtën gjë.” Kjo e qetëson shumë Huawei pasi kodi burimor është mbase elementi më thelbësor që e mban më këmbë një kompani. Edhe kompani të tjera të pacënuara (ose të paktën, pa dijeni që janë hakuar), mund të ndihen pak më qetë duke pasur njëfarë sigurie që nuk do të ketë probleme me konkurrencën nëse NSA ka hakuar kodin e tyre burimor.

Nga ana tjetër, në Huawei nuk e kanë marrë as me lehtësi e as me shaka. Ngjarja është shumë e rëndë për reputacionin që ka krijuar kompania ndër vite. Zëdhënësi i Huawei  shprehet për Spiegel: “Nëse kjo është e vërtetë, ironia është pikërisht ajo që ata po na bëjnë ne dhe ajo për të cilën kinezët janë akuzuar gjithmonë.

Nëse një spiunazh i tillë vërtet ka ndodhur, atëherë është e ditur dhe e pranuar se kompania është e pavarur dhe se nuk ka asnjë lidhje me asnjë qeveri dhe se dija duhet të përhapet publikisht për të sjellë fundin e një epoke të keqinformimit dhe mungesës së informacionit. (PCWorld Albanian)

Tags >

HuaweiNSA
Lajmet e fundit>