Analiza

Raporti i 7-të i transparencës së Facebook, qeveria Shqiptare 22 kërkesa ndërsa ajo Kosovare 7

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
Raporti i 7-të i transparencës së Facebook, qeveria Shqiptare 22 kërkesa ndërsa ajo Kosovare 7

facebookFacebook publikoi raportin e 7-të të transparencës dhe është i pari që hedh dritë mbi kërkesat qeveritare për informacion të përdoruesve në 2016-tën. Risi e këtij raporti janë detajimi i llojit të kërkesave të cilat burojnë: nga një proces gjyqësor dhe nga një situatë emergjente.

Çfarë janë kërkesa emergjente? Të disponueshme në SHBA prej kohësh, këto janë kërkesa për të dhëna nga autoritetet të cilat besojnë se ekziston një rrezik serioz me pasojë vdekjen.

Shqipëria pati kërkesa rekord prej 22 ku janë prekur 32 llogari përdoruesish bën të ditur raporti i rrjetit social. Në raportin e 6-të të transparencës, qeveria shqiptare kishte dërguar pranë Facebook 5 kërkesa ku u prekën 15 llogari përdoruesish.

Nga ana tjetër Qeveria Kosovare kanë dërguar pranë Facebook 6 kërkesa si rezultat i një procesi gjyqësor ku janë aksesuar 12 llogari. Sakaq, ka patur një kërkes emergjente për informacion ku janë prekur 2 llogari përdoruesish.

albaniaNë total, qeveria Kosovare ka dërguar 7 kërkesa me impakt në 14 llogari përdoruesish. Krahasuar me raportin e 6-të, ka patur një rënie me mëse 50% të kërkesave nga qeveria Kosovare.

Kërkesat për ruajtje të rekordeve të informacioneve janë një tjetër vlerë e shtuar e raporteve të Facebook.

Ajo që ky informacion do të thotë është se rrjeti social është kontaktuar nga autoritetet për të kërkuar informacion por që akoma nuk ka marrë një vendim gjykate i cili i hap rrugë ofrimit të informacionit nga Facebook.

kosovo

Në Shqipëri ka patur 2 të tilla me impakt në 4 llogari ndërsa në Kosovë vetëm 1 me impakt në 2 llogari.

Në terësi, raporti i 7-të i transparencës tregon se ka një rritje të konsiderueshme nga 46,710 kërkesa në 59,229 kërkesa në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara kryesojnë klasifikimin për nga numri i kërkesave.

Në rajon, Greqia kryeson me 242 kërkesa për informacion dhe 311 llogari të prekura. Situata e tensionuar politike në Maqedoni duke se ka kontribuar qartazi në rritjen e kërkesave krahasuar me raportin e kaluar ku numri i tyre është rritur me afro 50%31 kërkesa dhe 70 llogari të prekura. Qeveria Malazeze ka patur 10 kërkesa me 11 llogari të prekura. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>