Blog

Raporti federal i SHBA-së: Inteligjenca Artificiale mund të shkatërrojë deri në 47% të punëve në dy dekadat e ardhshme

Dec 26 2016
0 Shpërndarje
Raporti federal i SHBA-së: Inteligjenca Artificiale mund të shkatërrojë deri në 47% të punëve në dy dekadat e ardhshme

West Coast Port Workers Yet To Reach Labor Deal As Potential Strike LoomsNdërkohë që do të ketë një potencial të madh për rritjen e pasurisë nga rritja e produktivitetit për shkak të kësaj Inteligjence,  raporti gjithashtu paralajmëron se do të rrezikojë punët ekzistuese.

Përdorimi i shumtë i Inteligjencës Artificiale (IA) do të sjellë një mosbarazi page mes punëtorëve me aftësi të ulëta, më pak të arsimuar dhe atyre mes aftësi të larta pune.  

“Efektet e IA në tregun e punës në kohën e afërt do të vazhdojnë modën që kompjuterizimi dhe krijimet në komunikim kanë shtyrë në dekadat e fundit. Hulumtuesit llogarisin se shkalla e punëve të rrezikuara në dekadën e ardhshme do të jetë nga 9 deri në 47%,” thotë raporti me titull Artificial Intelligence, Automation, and the Economy ( Inteligjenca Artificiale, Automatizimi, dhe Ekonomia.)

Duke cituar shembullin e industrisë të transportit në rrugë, raporti vë në dukje si teknologjia e vetë drejtimit është pothuajse gati, dhe në pak vite mund të marrë punët e shoferëve veçanërisht atyre që po punojnë për aplikacionet e bazuar në taksi si Uber.

Shumë restorante Fast Food po eksperimentojnë me kioska vetë shërbyese dhe sistemi i vetë porositjes mundet të kërcënojë një numër të madh stafi të shërbimit në industrinë e ushqimit.

“Nëse këto përllogaritje përkthehen në zhvendosjen e punës, miliona Amerikanëve do ti ndryshojë jeta në mënyrë të dukshme dhe me shumë mundësi të përballen sfida të mëdha ekonomike në kohën e shkurtër dhe të mesme,” thotë raporti. (PCWorld Albanian)

Tags >

AI
Lajmet e fundit>