Lajmet

Raporti “Gjendja e Internetit” zbulon të dhëna interesante mbi sigurinë e smartfonëve

May 3 2013
0 Shpërndarje
Raporti “Gjendja e Internetit” zbulon të dhëna interesante mbi sigurinë e smartfonëve

Gjendja e InternetitNdoshta do të ishte më mirë sikur të përdornim një telefon të kotë dhe jo një smartfon pasi do të parandalonim ekspozimin ndaj risqeve të shumta.

Në faqen ueb të Consumer Reports është publikuar raporti vjetor “Gjendja e Internetit” në të cilin shpjegohet se smartfonët aq sa janë të dobishëm janë edhe krijues problemesh madje të një niveli të tillë që përdoruesit e thjeshtë nuk arrijnë ti kuptojnë.

Për të përftuar rezultatet e raportit janë intervistuar 1656 përdorues smartfonësh. Disa prej rezultateve kryesore janë:

· Shumë prej përdoruesve nuk i sigurojnë telefonat e tyre. Pothuajse 40% e tyre nuk merrnin as masat minimale të sigurisë.

· Softuerët e dëmshëm përbëjnë kërcënim serioz. Vitin e kaluar 5.6 milion amerikanë përjetuan probleme të tilla si dërgimi i mesazheve të paautorizuara dhe aksesi i pakontrolluar i llogarive.

· Vendndodhjet e përdoruesve mund të ekspozohen. 1% e përdoruesve pranuan se ata vetë ose të afërmit e tyre ishin ngacmuar nga dikush që kishte përdorur gjurmimin e vendndodhjes për të lokalizuar telefonin e tyre. 7% e tyre donin që të çaktivizonin gjurmuesin e vendndodhjes, por nuk dinin si ta realizonin këtë gjë.

· Është e vështirë të kontrollohet privatësia.

· Miliona fëmijë kanë nevojë për mbrojtje. Rreth 5 milion fëmijë përdorin smartfonë dhe padashur mund të zbulojnë të dhënat personale.

· Shpesh aplikacionet janë të lodhshme. Rreth 48 milion përdorues amerikanë kanë lënë përgjysmë instalimin e disa aplikacioneve pasi kërkonin shumë privilegje.

· Mobiliteti ka risqet e veta. Sa më shumë të përdorim telefonat në veprimet e përditshme si p.sh dërgimi i e-maieve, kryerja e blerjeve të ndryshme apo përdorimi i rrjeteve sociale aq më shumë informacione private regjistrohen në atë pajisje të vogël e cila mund të vidhet ose të humbasë me lehtësi.

· Edhe kompjuterët desktop janë të rrezikshëm. Rreth 3.4 milion amerikanëve ju duhej të zëvendësonin kompjuterët e infektuar vitin e kaluar.

Në imazhin e mëposhtëm tregohen disa veprime të thjeshta për të siguruar smartfonin tuaj. (PCWorld Albanian)

Gjendja e Internetit 1

Lajmet e fundit>