Blog

Raporti i Google: Autoritetet Shqiptare 0 kërkesa për informacion, autoritetet Kosovare 3

Oct 2 2017
0 Shpërndarje
Hera e fundit që autoritetet Shqiptare kishin kërkuar informacion nga Google ishte periudha Janar 2016 – Qershor 2016. Raporti i Google: Autoritetet Shqiptare 0 kërkesa për informacion, autoritetet Kosovare 3

Një raport i publikuar javën e kaluar nga Google zbuloi se kërkesat shtetërore për informacion ndaj gjigandit të motorit të kërkimit kanë shënuar rritje të ndjeshme duke prekur vlera rekord.

Gjatë periudhës Janar – Qershor 2017, drejt Google janë dërguar plot 48,941 kërkesa dhe janë prekur 83,345 llogari në mbarë botën me kërkesë të autoriteteve Shtetërore.

Pothuajse gjysma e tyre vinë nga autoritetet Amerikane të cilat kanë kërkuar informacion për 48,902 llogari.

Koreja e Jugut, Spanja dhe Brazili gjithashtu kanë parë rritje të numrit të kërkesave mbi mesataren.

Që nga 2014-ta numri i kërkesave është rritur ndjeshëm dhe pothuajse dyfishuar për periudhën Dhjetor 2014 – Qershor 2017.

Shqipëria dhe Kosova

Përgjatë periudhës Janar – Qershor 2017, nga autoritetet Shqiptare ka pasur 0 kërkesa për informacion të përdoruesve.

Hera e fundit që autoritetet Shqiptare kishin kërkuar informacion ishte periudha Janar 2016 – Qershor 2016.

E njëjta nuk mund të thuhet nga autoritetet Kosovare të cilat kërkuan informacion për tre llogari, dy prej të cilave cilësoheshin si kërkesa emergjente për informacion.

Google thotë se ka përmbushur të tre kërkesat duke dhënë informacion autoriteteve.

Për periudhën Korrik 2016 – Dhjetor 2016 autoritetet Kosovare kishin kërkuar informacion për 4 llogari ku të gjitha cilësoheshin si emergjente. Në të katër rastet Google ka pranuar kërkesat.

Greqia është vendi fqinj me numrin më të lartë të kërkesave ku në gjysmën e parë të vitit janë prekur 173 llogari. Serbia ka kërkuar informacion për 17 llogari. Autoritet në Maqedoni në gjashtë mujorin e fundit kishin kërkuar informacion për dy llogari. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>