Analiza

Raporti i 3-të i transparencës nga Facebook, qeveria shqiptare ka bërë 4 kërkesa për të dhëna, ajo kosovare 9

Nov 5 2014
0 Shpërndarje
Raporti i 3-të i transparencës nga Facebook, qeveria shqiptare ka bërë 4 kërkesa për të dhëna, ajo kosovare 9

Facebook ka publikuar raportin e tretë të kërkesave të qeverive të shteteve, duke treguar një rritje të përgjithshme të trendit të kërkimit të të dhënave si dhe heqjen ose ndalimin e përmbajtjeve. Përgjatë gjysmës së parë të 2014, Facebook ka marrë 34,946 kërkesa për të dhëna nga qeveritë e shteteve në të gjithën botën, një rritje me 24 % krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të shkuar. Kompania i përcakton këto si “kërkesa ndaj Facebook dhe shumë kompani të tjera për zbulimin e informacionit lidhur me hetime zyrtare”.

Po ashtu kemi të bëjmë me një rritje prej 19 % të kërkesave për ndalimin e përmbajtjeve krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të shkuar. Këto kërkesa bëhen kur ligjet lokale ndalojnë disa përmbajtje që nuk mund të ndahen brenda atij juridiksioni. Facebook thotë se ata ndalojnë aksesin vetëm në atë shtet ku kërkohet dhe i largon ato kur shkelin standardet komunitare të kompanisë.

albaniaSa për kontekst, Twitter u përball me 2.058 kërkesa përgjatë të njëjtës periudhë të vitit, një rritje me 46 % krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të shkuar, si dhe Google pati një rritje me 15 % përgjatë të njëjtës periudhë. Në raportin e transparencës, është përfshirë edhe Shqipëria duke detajuar kërkesat e qeverisë për të dhëna të përdoruesve. Përgjatë periudhës janar – qershor të këtij vitit, kërkesa për të dhëna e përdoruesve janë 4, ndërsa llogari të prekura janë 6, kur në total këto përbëjnë një rritje me 75 % krahasuar me një vit më parë.

kosovoNdërsa Qeveria e Kosovës përgjatë gjysmës së parë të këtij viti ka bërë 9 kërkesa për të dhëna përdoruesish, ku janë prekur plot 25 llogari. Kjo përbën një rritje me 44 % krahasuar me një vit më pare. Maqedonia pothuaj qëndron në një linjë me Kosovën ku në total janë bërë 10 kërkesa dhe prekur 12 llogari të përdoruesve, një rritje me 40 % krahasuar me një vit më parë. Për Serbinë nuk shfaqen të dhëna, ndërsa qeveria e Malit të Zi ka bërë në total 2 kërkesa dhe janë prekur 2 llogari. (PCWorld Albanian)

Rapoti i Transparences FB

Lajmet e fundit>