Analiza

Raporti i comScore: Google përsëri mbetet uebfaqja më vizituar

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
Raporti i comScore: Google përsëri mbetet uebfaqja më vizituar

google bardhKompania comScore ka publikuar dje raportin e saj të 50 uebfaqeve amerikane më të vizituara për muajin shkurt. Ndërkohë që Yahoo ka dominuar mbi Google për shtatë muajt e fundit, tashmë të dy gjigantët e teknologjisë kanë ndërruar vendet përsëri. Këtë herë, Google zuri vendin e parë, me një avantazh të vogël ndaj Yahoo-së, një “betejë” që po zgjat shumë vitet e fundit.

comscore_desktop_february_2014Yahoo ka qenë në krye të listët për shtatë muajt e fundit, duke filluar nga korriku i vitit 2013. Përpara kësaj periudhe, Yahoo ka qenë në vend të parë vetëm në maj të vitit 2011. Siç theksuam më lart, këto ishin rezultate mjaft të mira dhe impresionuese për Yahoo-në pa përfshirë Tumblr, i cili muajin e kaluar ishte renditur në vend të 37-të. (PCWorld Albanian)

Tags >

GoogleUeb
Lajmet e fundit>