Analiza

Raporti i comScore: Windows Phone kalon Blackberry-n

Mar 8 2014
0 Shpërndarje
Raporti i comScore: Windows Phone kalon Blackberry-n

Windows-Phone-passes-BlackBerry-in-latest-comScore-reportRaporti më i fundit nga comScore tregon se Windows Phone e ka tejkaluar Blackberry-n në SHBA përsa i përket pjesës së tregut. Për tre muaj që mbaruan në janar, Windows Phone mban 3.2 % të tregut, ndërkohë Blackberry barti vetëm 3.1 % të tregut. Në top listë, Android humbi 0.5 % pike duke rënë në 51.7 %, por qëndron në krye.

Sistemi operativ i Apple mori ato pikë që kishin humbur Android dhe Blackberry duke u rritur me 1 % dhe duke shkuar në 41.6 %. Symbian është sistemi operativ më pak popullor në SHBA me vetëm 0.2% të tregut të smartfonëve.

Ndërkohë që pjesa e tregut e çdo prodhuesi është e kërcënuar me ndryshimet e shpeshta të preferencave të përdoruesve, Apple qëndron në krye me 41.6 %, ndërsa Samsung ka një rritje të lehtë me 1.3% duke shkuar në 26.7%. Pjesa e tregut e LG-së u rrit në 6.9% nga 6.6 % gjatë tremujorit ku publikohet raporti që mbaroi në tetor. Pas kësaj, Motorola dhe HTC patën një përqindje relativisht të ulët me 6.4 % dhe 5.4 % respektivisht, ku Motorola pati një rënie me 0.6 % dhe HTC humbi 1.3 % gjatë tremujorit të përfunduar në tetor.

Në raport gjithashtu përmendet se Google Sites mbeten më të vizituarat duke arritur në 89.4% të përdoruesve të pajisjeve inteligjente. Facebook (86.6 %) dhe Yahoo (86.2 %). Përsa i përket aplikacioneve mobile, Facebook ka përhapjen më të lartë me 77.6% e ndjekur nga Google Play Store me 52.4% dhe Youtube me 49.7%. (PCWorld Albanian)

Latest-comScore-report-has-Windows-Phone-on-top-of-BlackBerry

Lajmet e fundit>