Biznes

Raporti më i fundit i të ardhurave të Google zhgënjen pritshmëritë e analistëve

Jan 30 2015
0 Shpërndarje
Raporti më i fundit i të ardhurave të Google zhgënjen pritshmëritë e analistëve

google-logo-100534766-primary.idge

Google zhgënjeu Wall Street me rezultatet e saj financiare të tre mujorit të fundit të 2014, duke mos arritur të qëndrojë brenda pritshmërive.

Të ardhurat totale për tremujorin e fundit gjer më 31 dhjetor ishin 18.1 miliard dollar. Kjo shifër është 15 % më lart se vitin e shkuar. Por nëse heqim kostot e trafikut, e cila është një fitim që ndahet mes partnerëve të Google, kompania i bie të ketë pasur shitje me vlerë 14.48 miliard dollar. Analistët shpresonin për të ardhura prej 14.61 miliard dollarësh.

Fitimet e Google për tremujorin e fundit llogariten në shifrat e 4.76 miliard dollarëve, një rritje kjo prej 40 %. Edhe vlerave e aksioneve u rrit në 6.88 dollar nga 6.70 dollar që ishte një vit më parë. Ndërsa analistët prisnin një vlerësim të aksioneve në koston e 7.08 dollarëve.

Klikimet me pagesë në reklamat e Google u rritën me 14 %. Kostoja për klikimin ra me 3 %. Të ardhurat total të kompanisë për 2014 ishin në shifrat e 66 miliard dollarëve.

Tags >

Google
Lajmet e fundit>