Analiza

Raportim: Dalin foto të reja të iPhone 6 me ekran më të madh

Mar 29 2014
0 Shpërndarje
Raportim: Dalin foto të reja të iPhone 6 me ekran më të madh

iPhone5SPrej kohësh ështe diskutuar se iPhone 6 do të vijë në dy madhësi: një ekran 4.7 inç dhe një tjetër prej 5.5 inç. Tashmë, një dokument i cili është publikuar ditët e fundit tregon një pamje skematike të modelit më të ri të smartfonit, atij me ekran 5.5 inç.

Diagrama është postuar në një uebfaqe kineze dhe më pas është publikuar edhe në blogun francez Nowherëlse.fr – i cili ka një reputacion pozitiv kur vjen puna tek zbulimi i produkteve më të reja teknologjike para se ato të prezantohen zyrtarisht në treg. Gjatësia e gjithë smartfonit është 5.9 inç, ndërsa gjerësia 3.3 inç. Këto janë madhësi dukshëm më të mëdha krahasuar me iPhone-in aktual, modelin 5S, i cili është 4.87 inç x 2.32 inç.

schema-iphone-6Kjo madhësi e bën iPhone 6 edhe më të madh se HTC One, i cili ka ekran 5.5 inç dhe përmasa 5.7 x 2.7 inç. Kjo do të thotë se ekrani i këtij modeli, bazuar në këto përmasa, është 5.5 inç, një madhësi e konsiderueshme në tregun e smartfonëve. Nëse të gjitha këto raportime do të rezultojnë të vërteta, ky hap tregon vendosmërinë e Apple për të hyrë në tregun e pajisjeve me ekran më të madh, të cilat njihen ndryshe si “phablet” (phone – tablet).

Kompania e parë që ka hyrë në tregun e phablet-ëve është Samsung. Koreano-jugorët lançuan në 2011-n Galaxy Note me ekran 5.3 inç. Menjëherë pas këtij lançimi, edhe prodhues të tjerë si HTC, Nokia dhe LG hodhën në treg pajisje të ngjashme. Një raportim tjetër që është dhënë për iPhone 6 është përmirësimi i hartave dhe fokusi më i madh tek fitnesi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>