Lajmet

Raportim: Gjysma e gjithë dobësive të gjetura shenjëstrojnë Javan

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Raportim: Gjysma e gjithë dobësive të gjetura shenjëstrojnë Javan

java-logo-100027745-largeDikur, shenjestra e shumë zhvilluesve të malware-ve ishte Microsoft-i. Por, teksa kompania e ka forcuar mbrojtjen e vet gjatë viteve të fundit, shenjëstrimi ka filluar të ndryshojë drejtim duke kaluar tek softuerët që janë më të lehtë për t’u infektuar.

Deri pak kohë më parë, Adobe ishte gjithashtu targeti kryesor i kriminelëve kibernetikë, por kompania ka ndjekur të njëjtën metodë pune si Microsoft-i dhe kështu vëmendja ka kaluar tashmë në një tjetër vend.

Sipas të dhënave nga një raport për vitin 2014, IBM X-Force Threat Intelligence, shenjestra e preferuar tashmë është Java. Dy janë gjërat që i tërheqin më tepër sulmuesit. E para është përhapja dhe Java është një ndër softuerët më të përdorur në botë. Në tabelën e mëposhtme tregohet përqindja e dobësive të shfrytëzuara që janë gjetur në analizën e dhjetorit 2013.

java-100248915-medium-100248919-mediumE dyta është lehtësia. Shumica e zhvilluesve të malware-ëve janë përtacë nga natyra. Në një farë mënyre, kanë të drejtë pasi nuk ia vlen të shpenzosh me orë të tëra për të gjetur një dobësi që në fund të fundit mund të mos ketë shumë vlerë.

Kështu shenjestra është e qartë: targetimi i softuerëve me më shumë dobësi të dukshme dhe me më pak kontrolle sigurie.

Oracle Java është pikërisht e duhura. Gjendet në Windows, Mac, Linux dhe platformat mobile. Ndërkohë që Microsoft-i dhe Adobe kanë ndërtuar mure mbrojtëse më të forta kundër dashakeqësve, Oracle nuk e ka bërë akoma këtë gjë. Sipas të dhënave të raportit të muajit dhjetor 2013, rreth gjysma e dobësive të shfrytëzuara i përkisnin Javas. Më pas renditej Adobe Reader me 22%, ndërkohë që Internet Explorer dhe Google Chrome plotësonin tablonë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Java
Lajmet e fundit>