Harduer

Raportim: iPhone 6 mund të lançohet më 19 shtator të këtij viti

May 28 2014
0 Shpërndarje
Raportim: iPhone 6 mund të lançohet më 19 shtator të këtij viti

gsmarena_001Disa raportime që vijnë nga Gjermania bëjnë me dije se kompania gjermane dhe njëkohësisht gjigandi i telekomunikacionit në vend i ka thënë stafit të saj të suportit se smartfoni i ardhshëm i Apple, ai iPhone 6 do të lëshohet zyrtarisht më 19 shtator.

Tashmë kjo datë tepër spekulative duhet të merret më shumë në konsideratë dhe jo thjesht thashethem, për vetë faktin se ajo koinçidon me lançimet e dy iPhone-ve të kaluar, që të dy u prezantuan në shtator. Si ka ndodhur edhe më përpara, pritet që iPhone 6 të lançohet në një ditë të premte, duke ndjekur një prezantim që do të fillojë 1 deri 2 javë përpara datës finale.

Spekulohet se iPhone 6 do të ketë një ekran më të madh se aktualët prej 4.7 inç me thashethemet që shkojnë aq larg duke pretenduar edhe një ekran 5.5 inç. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>