Analiza

Raportim: iPhone-ët e rinj rritin përqindjen e tregut të Apple, përveçse në Evropë

Dec 3 2013
0 Shpërndarje
Raportim: iPhone-ët e rinj rritin përqindjen e tregut të Apple, përveçse në Evropë

iphone5sgoldLançimi i iPhone 5S dhe 5C në muajin shtator mund të kenë ndihmuar në rritjen e përqindjes së tregut në përgjithësi, megjithatë, për tre muajt para tetorit 2013, përqindja mbetet ende e ulët, sipas një raporti të fundit nga Kantar Worldpanel ComTech.

Gjithsesi, duhet mbajtur parasysh fakti se për këtë periudhë, shumë konsumatorë po prisnin lançimin e smartfonëve të rinj, çka i ka ulur përkohësisht shitjet e Apple-it.

Të dhënat e firmës tregojnë se në disa tregje të caktuara, lançimi i 5S dhe 5C ka sjellë rezultate “spektakolare”. Për shembull, në Japoni, ku Apple ka arritur më në fund një marrëveshje me operatorin më të madh telefonik të vendit, NTT Docomo – kompania ka arritur një përqindje tregu prej 76.1% gjatë muajit tetor. Në SHBA, Apple arriti një përqindje tregu prej 52.8% gjatë po këtij muaji.

Ndërkohë, për të bërë një krahasim, iOS kishte një përqindje tregu prej 36% tre muajt para shtatorit.

Edhe pse diferenca në çmim mes 5S dhe 5C është e vogël, Kantar thekson se duke krijuar një treg iPhone-ësh ku ka çmime të ndryshme, kompania po vjel frytet e para: marrjen e një pjese konsumatorësh nga konkurrentët.

Në SHBA, pothuajse gjysma e njerëzve që kanë blerë tashmë një iPhone 5C kanë ardhur nga marka të tjera, veçanërisht nga Samsung dhe LG, krahasuar me 80% e përdoruesve të iPhone 5S të cilët kanë pasur më parë një version tjetër të smartfonit.

Ndërkohë, në Evropë, Kantar shprehet se iOS po përballet me sfida më të mëdha, veçanërisht në tregje si ai gjerman apo italian. Në Mbretërinë e Bashkuar, iOS përbën rreth 29% të tregut, nga 27% që ishte tre muaj më parë.

Sistemi që po sheh më tepër rritje në Evropë është Windows Phone, ndërsa Android vazhdon të mbajë rreth 71% të tregut. Në total, Apple ze 15.8% të tregut evropian, ndërsa Windows Phone aktualisht përbën rreth 10% të tregut në vende si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja. (PCWorld Albanian)

Chart-Kantar-730x847

Lajmet e fundit>