Lajmet

Raportim: Microsoft do të lançojë Office për iPad gjatë javës në vijim

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Raportim: Microsoft do të lançojë Office për iPad gjatë javës në vijim

officeforios1_1020.0_standard_800.0

Microsoft do të mbajë një event gjatë javës tjetër për të zbuluar versionin e Office për iPad. Të paktën kështu raporton The Verge. Në event do të flasë për herë të parë në publik CEO-ja i ri i kompanisë, Satya Nadella. The Verge raporton se Microsoft-i u ka dërguar ftesa disa prej mediave lidhur me një event në San Françisko më 27 mars. Vetë Nadella do ta prezantojë Office për iPad sipas burimeve të gazetës.

Office për iPad pritet të jetë shumë i ngjashëm me versionin për iPhone, i cili debutoi vitin e kaluar. Abonuesit ne Office mund ta përdorin në deri në pesë pajisje mobile abonimin e tyre (pajisjet Windows Phone dhe Windows RT e marrin falas). Versioni për iPad pritet t’iu mundësojë përdoruesve të krijojnë dhe të modifikojnë dokumente në Word, Excel dhe PowerPoint.

Para se të largohej, ish CEO-ja Steve Ballmer, u shpreh disa muaj më parë se Office për iPad ishte në zhvillim e sipër dhe se do të lançohej me shumë mundësi pas versionit që operon në mjedisin Windows Modern (i quajtur ndryshe edhe Metro). Meqenëse deri tani nuk ka asnjë raportim lidhur me ndonjë lançim të mundshëm të versionit ‘Modern’ të Office, edhe planet për lançimin e versionit për iPad kanë ndryshuar.

Lançimi i versionit për tabletin e Apple i përshtatet në mënyrë perfekte strategjisë së deklaruar të Nadella-s, i cili ka në fokusin e tij shërbimet cloud, veçanërisht në pajisjet mobile. Dalëngadalë, Microsoft i ka hapur shërbimet e veta edhe për platformat konkurrente. Lançimi më i fundit është OneNote për Mac gjatë kësaj jave. Ndërkohë, lajmërime të tjera priten gjatë konferencës Build Developer, e cila do të fillojë më 1 prill. Lajmi më i rëndësishëm që dime deri tani se do të jepet është lançimi i përditësimit të shumëpërfolur për Windows 8.1. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>