Harduer

Raportim: Sensori i gjurmëve të gishtave do të vijë në iPad Air dhe iPad Minin e ardhshëm

May 9 2014
0 Shpërndarje
Raportim: Sensori i gjurmëve të gishtave do të vijë në iPad Air dhe iPad Minin e ardhshëm

apple2Thashethemet më të fundit bëhen gjithmonë e më të parashikueshme: iPhone 6, iPad Air 2 dhe iPad mini 3 do të kenë të treja sensorin Touch ID që identifikon gjurmët e gishtave. Këto raportime vijnë nga një burim kinez i cili shkruan se modelet e para të sensorit Touch ID për gjeneratën e ardhshme të smartfonit dhe tabletëve janë tashmë gati dhe të përfunduara.

Sipas cecb2b.com, një uebfaqe kineze e përqëndruar në industrinë e pjesëve të pajisjeve elektronike, kompania tajvaneze e gjysëmpërcjellësve, TSMC, është ajo që po furnizon Apple-in me pjesët përkatëse. TSMC po shndërrohet në një prej furnizuesve më të mëdhenj të Apple-it. Korrikun e kaluar, Apple dhe TSMC nënshkruan një kontratë sipas së cilës, tajvanezët do të ndërtonin disa prej çipeve të Apple. Kjo marrëveshje mësohet të jetë nënshkruar për të hequr një pjesë të furnizimit nga Samsungu.

Edhe pse Apple I dizajnon vetë setet e çipeve, për ndërtimin e tyre bazohet realisht tek Samsungu. Por, për shkak të disa përballjeve jo të mira në gjykatë, mes dy kompanive është krijuar një tension I pashprehur.

Touch ID është një prej karakteristikave më të veçanta të iPhone 5S. Një pjesë e njerëzve mund të argumentojnë se sensori mund të jetë më i dobishëm në telefon megjithatë, kjo nuk e pengon këtë teknologji që të jetë e pranishme edhe në iPad. Kur kompania u pyet se përse nuk e kishte këtë sensor iPad Air që u prezantua vitin e kaluar, përgjigjja ishte e thjeshtë: skuadra zhvilluese nuk arriti ta përfshinte dot brenda kohës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>