Lajmet

Raportim: Versioni beta i aplikacionit të fotove në iCloud është bërë i padisponueshëm

Jan 3 2015
0 Shpërndarje
Raportim: Versioni beta i aplikacionit të fotove në iCloud është bërë i padisponueshëm

screen-shot-2015-01-02-at-10-35-38-amVersioni beta i aplikacionit Photos në iCloud.com duket se është zhdukur, raportuan disa uebfaqe mëngjesin e djeshëm. Si fillim ky aplikacion mund të aksesohej vetëm përmes faqes online por tani as kjo e fundit nuk është më e disponueshme, në të shfaqet mesazhi ‘Can’t Load Photos’.

Aplikacioni fillimisht ngarkohet për disa minuta dhe më pas paraqet një dritare ku paraqitet si opsion raportimi i problemit dhe ‘ok’ për ta injoruar atë. Është e paqartë nëse ky problem ka ardhur nga ndonjë sulm i hakerave apo nga ndryshime që po aplikohen mbi këtë aplikacion.

Kompania Apple ka qenë duke zhvilluar një aplikacion të ri Photos i cili do të integrohet me ndryshime të reja por ky proces është ndërprerë aktualisht. Aplikacioni i ri Photos, do të zëvendësojë atë iPhoto në OS X Yosemite. Shumë njerëz po spekulojnë se ky problem ka ardhur si pasojë e këtyre proceseve. Apple akoma nuk ka deklaruar ndonjë lajmërim zyrtar për padisponueshmërinë e aplikacionit. (PCWorld Albanian)

Tags >

iCloud
Lajmet e fundit>