Analiza

Raportim: Windows Phone tejkalon iOS-in në Itali dhe bën progres në Evropë

Nov 6 2013
0 Shpërndarje
Raportim: Windows Phone tejkalon iOS-in në Itali dhe bën progres në Evropë

Nokia_LumiaPërpjekjet e Microsoft-it mesa duket po japin frytet e veta, të paktën sipas një raportimi nga Kantar Worldpanel ComTech, ku tregohen të dhëna për tre muajt deri në shtator 2013.

Gjatë kësaj periudhe raportohet se Windows Phone ka tejkaluar iOS-in në Itali dhe tani përbën 1 në 10 shitje smartfonësh në pesë tregjet më të mëdha evropiane: Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë.

Sipas Kantar, progresi i Windows Phone po drejtohet pothuajse plotësisht nga Nokia, e cila ka shënuar një ecuri mjaft të mirë në Evropë. Për tre muajt deri në gusht të këtij viti, pajisjet me Windows Phone përbënin 9.2% të shitjeve të smartfonëve në pesë tregjet e lartpërmendura.

Ecuria e mirë e Nokia-s është vënë re edhe në tregjet në zhvillim, veçanërisht në Amerikën Latine.

Duke marrë parasysh faktin se Nokia ka pasur dominancë në këtë rajon për shumë vite, shumica e njerëzve në këto shtete kanë një telefon të vjetër Nokia dhe Kantar argumenton se kalimi në një smartfon Lumia, të po të njëjtës markë, është zgjedhja logjike.

Pajisjet Android vazhdojnë të qëndrojnë fort në krye të çdo liste në të gjithë botën. Tabela e mëposhtme tregon në mënyrë më të detajuar shitjet e smartfonëve bazuar në sistemin e tyre operativ gjatë tremujorit që përfundoi në shtator 2013 dhe të njëjtës periudhë një vit më parë, për tregje të ndryshme të botës. (PCWorld Albanian)

Kantar-figures

Lajmet e fundit>