Analiza

Raportim: YouTube po krijon një version për fëmijët nën 10 vjet

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
Raportim: YouTube po krijon një version për fëmijët nën 10 vjet

youtube-logo_large_verge_medium_landscapeDuke qenë se është platforma më e fuqishme për shpërndarjen e videove, YouTube tërheq njerëz nga e gjithë bota, qoftë kjo për mirë ose për keq. Së fundmi është raportuar se kompania është në zhvillim e sipër të një versioni të YouTube vetëm për fëmijët nën moshën 10 vjeçare.

Mesa duket ky projekt ka zgjuar interesin e atyre producentëve që krijojnë video me përmbajtje për fëmijët. Qëllimi kryesor është ofrimi i një faqeje që prindërit mund t’i besojnë pasi nuk do të ketë as video dhe as komente që të rriturit nuk do të dëshironin të ndiqeshin nga fëmijët. Megjithatë, do të duhet kohë derisa ky produkt të lançohet dhe duhet theksuar se nuk dihet ende saktësisht mënyra e funksionimit të tij.

Aktualisht YouTube disponon opsionin “safety” për filtrimin e përmbajtjes së papërshtatshme si dhe versionin specifik YouTube EDU ku përfshihen vetëm video edukative. Megjithatë tek këto versione përfshihen disa reklama që ndonjëherë janë të diskutueshme dhe sigurisht nuk ofrojnë përmbajtje të përshtatur vetëm për një grup moshe specifike. (PCWorld Albanian)                                                             

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>