Harduer

Raportimet e fundit mbi Xbox-in e ri

Nov 25 2012
0 Shpërndarje
Raportimet e fundit mbi Xbox-in e ri

Xbox World ka publikuar një raportim të ri mbi Xbox-in e rradhës, i cili me shumë mundësi do të quhet thjesht Xbox dhe jo Xbox 720, Windows Xbox 8 apo diçka e ngjashme.

Ai pritet të ketë procesor quad-core, pra katër bërthama, secila e ndarë në katër bërthama logjike. Po ashtu, raportohet se do të ketë 8 GB RAM.

Për momentin po zhvillohet nën emrin e koduar Durango dhe do të suportojë disqe Blu-Ray, do të ketë hyrje dhe dalje për TV, një “komandues inovativ” si dhe Kinect 2.0.

Thuhet gjithashtu se syzet AR janë të ngjashme me Google Glasses dhe do të prezantohen në stadet e mëvonshme të këtij Xbox-i.

Bazuar në shumë raportime të kohëve të fundit, duket se Xbox 720 po bëhet gjithmonë e më tepër realitet.

Fotoja e mësipërme nuk është zyrtare; ajo është në fakt një montazh që ka krijuar Xbox World bazuar në burime të ndryshme mbi karakteristika që thuhet se do të ketë pajisja.

Pritet që prezantimi të bëhet para konferencës E3 të vitit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

xbox
Lajmet e fundit>