Raportimet më të fundit sugjerojnë një sukses të vërtetë të orës inteligjente Apple Watch

Feb 17 2015
0 Shpërndarje
Raportimet më të fundit sugjerojnë një sukses të vërtetë të orës inteligjente Apple Watch

Apple_Watch-23

Apple ka porositur furnizuesit kinez për prodhimin e 5-6 milion orëve inteligjente Apple Watch si pjesë e përgatitjeve për lançimin e produktit në muajin Prill.

Ky raporton buron nga Wall Street Journal, ku gjysma e kësaj sasie i përket modelit fillestar të orës inteligjente Apple Watch i cili do të kushtojë 349 dollar. 1/3 është rezervuar për modelin e dytë. Pjesa tjetër I përket modelit më të shtrenjtë të orës inteligjente që thuhet se do të përfshijë edhe një version 18 karat ngjyrë të artë. Burimet në fjalë hyjnë më në detaje të planeve të Apple. Mendohet që kompania do të prodhojë 1 milion njësi të modelit më të mire të orës inteligjente çdo muaj. Ky model thuhet se do të kushtojë afro 4000 dollar.

Këto shifra na bëjnë të mendojmë se Apple ka pritshmëri të larta për këtë paisje. Nëse ora inteligjente arrin të shitet në miliona njësi, kjo do e bënte shumë më popullor dhe më të preferuar se çdo orë tjetër me platformën Android Wear. Sepse sipas statistikave më të fundit, vetëm në 2014 janë shitur 720,000 orë inteligjente me platformën Android Wear.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>