Lajmet

Raportohen trendet më të fundit të Internetit

May 30 2013
0 Shpërndarje
Raportohen trendet më të fundit të Internetit

Sipas raportimit më të fundit të Mary Meeker, partnere e firmës kapitale Kleiner Perkins Caufield & Bayers, popullsia globale e internetit po rritet me ritme shumë të shpejta.

Të gjitha shifrat që mbështesin këtë rezultat janë raportuar prej saj në Konferencën AllThingsD D11.

Më konkretisht mund të themi se aktualisht ka rreth 2.4 miliard përdorues të Internetit në gjithë botën që do të thotë se kemi një rritje prej 8% nga viti në vit dhe rreth 34% e popullsisë së botës është on line.

Përsa i përket SHBA-së penetrimi i Internetit ka arritur deri në 78%.

Google vazhdon të mbetet destinacioni kryesor në Internet. Ky motor kërkimi mirëpret në faqen e vet më tepër se 1.1 miliard përdorues çdo muaj. Microsoft-i qëndron në vend të dytë me rreth 800 milion vizitorë në muaj, ndërkohë që Facebook radhitet i treti në këtë klasifikim.

Lajm interesant përbënte dhe rritja masive e personave që aksesojnë Internetin nga pajisjet e tyre mobile. Sipas Meeker kontributi i pajisjeve mobile në trafikun total të internetit përbënte rreth 0.9% në maj të vitit 2009, ndërkohë që në fund të vitit 2012 kjo vlerë ka arritur deri në 30%.

Për më tepër informacion lidhur me trendet e Internetit mund të ndiqni më poshtë prezantimin e Meeker. (PCWorld Albanian)

internet

Tags >

internet
Lajmet e fundit>