Biznes

Raportohet ndarja në pjesë e BlackBerry-it për të tërhequr më tepër blerës

Oct 11 2013
0 Shpërndarje
Raportohet ndarja në pjesë e BlackBerry-it për të tërhequr më tepër blerës

BBQZ10Blackberry mund të detyrohet të ndahet në disa pjesë për të përfunduar një marrëveshje të plotë blerjeje. Është raportuar për agjencinë Bloomberg se kompania po mbështet gjithnjë e më shumë idenë e ndarjes në disa pjesë.

Qëndrimi i ri i BlackBerry-it vjen si rezultat i njoftimeve më të fundit se blerësi potencial Fairfax Financial Holdings ndoshta do e ketë të pamundur të gjejë partnerët ose paratë e nevojshme për të kryer blerjen me vlerën e propozuar prej 4.7 miliard $.

Ndarja do të mundësojë rritjen e ofertave të kompanive të ndryshme për pjesët më të vlefshme të Blackberry-it duke përfshirë këtu patentat dhe biznesin me në qendër ndërmarrjet e ndryshme.

Sipas burimeve të Bloomberg, kompani të tilla si Cisco, SAP dhe Samsung kanë shprehur interes ndaj BlackBerry-it, por vetëm për pjesë të caktuara dhe jo për kompaninë e plotë.

Një strategjiste për situata speciale në Albert Fried & Co është shprehur për Bloomberg: “Në qoftë se kompania ndahet është e mundur që të përfitohet më tepër sesa vlera aktuale e saj. Ndarja në pjesë tingëllon tërheqëse për këdo që është përfshirë në proces”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>