Harduer

Raportohet se Apple po punon në një model 12 inç të MacBook Air

Jan 10 2015
0 Shpërndarje
Raportohet se Apple po punon në një model 12 inç të MacBook Air

12inchmac_3157120bApple është duke planifikuar nxjerrjen në shitje të një modeli MacBook i cili do të jetë edhe laptopi më i hollë të prodhuar ndonjëherë që do të karakterizohet nga një ekran 12 inç dhe një portë USB të vetme. Këto raporte vinë nga uebsiti 9to5Mac i cili ka krijuar një model të bazuar në informacionet që vinë nga burimet brenda kompanisë. Këto burime thonë se ky do të jetë edhe ndryshimi më madhor në këtë linjë produktesh të Apple që nga prezantimi i MacBook Pro Retina në 2012.

Modeli 12 inç do të jetë një produkt mes karakteristikave të modelit 11 inç dhe atij 12 inç. Por ky version do të ketë një karakteristikë të veçantë dhe ajo është hollësia. Por një produkt i tillë me një hollësi të tillë ka edhe një çmim. Mesa duket Apple ka larguar portat e USB standarde dhe ato të kartave SD. Në vend të kësaj, një portë e vetme USB e tipit C do të qëndrojë ndërsa hapësirat mes butonave të tastierës janë ngushtuar për të minimizuar hapësirën e shfrytëzuar.

Katër portat e bokeseve do të shërbejnë për ventilim duke qenë se laptopi nuk ka një fan. Trackpadi është më i gjatë se ai që gjendet në modelin 11 inç ndërsa tastiera është dizenjuar për të mbërritur skajet e përmasave të laptopit.

Çmimi dhe data e nxjerrjes në shitje mbetet të panjohura për ne. Modeli i parë i MacBook Air u prezantua nga ish shefi ekzekutiv Steve Jobs në konferencën MacWorld 2008 kur ai pretendoi se kompania ka ndërtuar laptopin më të hollë në botë. Modeli MacBook Air do të zëvendësojë disa modele standarde të MacBook që datojnë nga 2011.

Këto lajmë vinë menjëherë pas spekulimeve se Apple po përgatitet të nxjerrë në shitje edhe orën e saj inteligjente prezantuar në eventin e iPhone në shtator të 2014. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>