Harduer

Raportohet se Google pezullon shitjet e versionit të tanishëm të Google Glass

Jan 17 2015
0 Shpërndarje
Raportohet se Google pezullon shitjet e versionit të tanishëm të Google Glass

google-glass-cnet-sensorsGoogle ka pezulluar shitjet e pajisjes së saj Google Glass, të versionit aktual, duke iu referuar BBC dhe The Financial Times. Google Glass u vlerësua si një pajisje inovative e re me një gamë funksionalitetesh të ndryshme e shumë të përdorshme nga çdo individ- përgjithësisht si një produkt për biznese.

Ky produkt ashtu si avantazhe dhe përdorshmëri të shumta, ka qenë edhe shumë e kritikuar për çmimin e lartë deri në 1000 pound (thuajse 1500 dollarë) si dhe për faktin se njerëzit të cilët i mbajnë veshur këto syze marrin një pamje qesharake.

Dyqani The London Glass (Londër) është mbyllur tashmë dhe nuk do të hapet për t’u dhënë mundësinë blerësve të marrin këto syze deri të paktën pas disa ditësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>