Lajmet

Raport: Intel do të përdorë teknologjinë grafike të AMD për të sfiduar Nvidian

Dec 7 2016
0 Shpërndarje
Raport: Intel do të përdorë teknologjinë grafike të AMD për të sfiduar Nvidian

06121157350lAMD tashmë ofron grafikat për konsolat e lojërave dhe destinacioni i radhës i tyre mund të jenë ajo që më pak e prisni: Intel.

Këto fjalë vijnë nga Kyle Bennet i HardOCP, i cili thotë se ky fakt tashmë është punë e kryer. “Marrëveshja mes AMD dhe Intel tashmë e finalizuar do të vendosë teknologjinë grafike të AMD-së brenda procesorëve Intel,” shkruante Bennett në forumin e faqes HardOCP.com ku prej disa vitesh është editor.

Për këdo në botën e harduerit kjo marrëveshje është një tronditje, duke marrë parasysh se si Intel dhe AMD kanë qenë konkurrent të mëdhenj kryesisht në tregun e procesorëve.

Ndërkohë që një marrëveshje e tillë mes dy konkurrentëve kaq të zjarrtë duket si e pamundur, të dyja kompanitë kanë shumë për ti ofruara njëra-tjetrës, me Intel që shikon të zhvillojë zgjidhje të lira të grafikave të integruara dhe me dëshirën e AMD që ti kthehet fitimit dhe të prodhojë të ardhura nga marrëveshjet e licencave. (PCWorld Albanian)

Tags >

AMDintel
Lajmet e fundit>