Harduer

Raportohet se iPad Air 2 do të ketë 2 GB RAM

Aug 22 2014
0 Shpërndarje
Raportohet se iPad Air 2 do të ketë 2 GB RAM

gsmarena_001 (1)Sipas një raporti nga kontinenti aziatik thuhet se Apple iPad Air 2 do të ketë 2 GB RAM të brendshëm. Kjo do të shënojë rritjen e parë të RAM-it në pajisjet tablet të kompanisë Apple që nga koha e lançimit të iPad 3.

Arsyeja kryesore e rritjes së memories afatshkurtër është se pajisja e re Apple iPad Air 2 do të mbështesë “Multitasking”, dhënien e komandave të dyfishta në të njëjtën kohë në pjesë të ndryshme të ekranit.

Apple iPad Air 2 pritet të lançohet një muaj pas hedhjes në treg të telefonit inteligjent të shumëpritur iPhone 6. Një datë e caktuar nuk është dhënë, por dihet se pajisja do të lançohet me siguri në muajin tetor. Raporti gjithashtu jep informacione edhe për Apple iPad mini 2, i cili përsëri do të ketë 1 GB RAM në bordin e saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>