Analiza

Raportohet se iPhone 6 do të lançohet më 19 shtator

Jul 22 2014
0 Shpërndarje
Raportohet se iPhone 6 do të lançohet më 19 shtator

bigNjë reklamë promocionale për smartfonin e ardhshëm të Apple, iPhone 6 është postuar nga një përdorues i Weibo në Kinë. Në këtë postim vihen në dukje dy modelet 4.7 inç dhe 5.5 inç së bashku me çmimet respektive.

Pajisja iPhone 4.7 inç sipas burimit në fjalë do të ketë një çmim prej 850 dollarë, ndërsa modeli me ekran më të madh prej 5.5 inç do të ofrohet për 1012 dollarë.

Sipas kësaj reklame data e lançimit për të dy produktet është 19 shtatori i këtij viti. Historikisht kjo datë nuk është surprizë sepse iPhone 5S u lançua më 20 shtator dhe iPhone 5 më 21 shtator.

GSMInsider citon raporte nga Kina që pretendojnë se Apple tashmë ka dërguar iPhone 6 në kompanitë mobile kineze si China Mobile dhe China Unicom për të testuar konektivitetin 4G LTE të smartfonëve.

Modeli me ekran 4.7 inç raportohet të ketë një rezolucion prej 960 x 1704 pixels. Dimensionet e tij mundet të kenë përmasat 137.5 x 67 x 7 mm. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>