Lajmet

Raportohet se Korea e Veriut ka ndaluar aksesin në Twitter dhe Facebook

Nov 3 2014
0 Shpërndarje
Raportohet se Korea e Veriut ka ndaluar aksesin në Twitter dhe Facebook

facebook_mobile-100469224-largeAutoritete koreano-veriore raportohet se kanë bllokuar aksesin në Facebook dhe Twitter për disa individë brenda këtij shteti që kanë akses të hapur në internet. Vendimi hyri në fuqi herët këtë javë, sipas një raporti të agjencisë ruse të lajmeve ITAR-TASS, e cila është ndër të paktat shërbime lajmesh që kanë një zyrë në këtë shtet.

Shumica e koreano-veriorëve nuk kanë akses në një kompjuter, dhe ata që kanë u është ndaluar aksesi ndërkombëtar dhe ofrohet vetëm në rang kombëtar. I disponueshëm përmes universiteteve, librarive dhe instancave shtetërore, ky rrjet i brendshëm interneti ka uebsite që ofrojnë propagandën e qeverisë, informacion për shkencën, teknologjinë dhe kulturën madje edhe receta gatimi.

Aksesi në informacion të jashtëm është i kufizuar rreptësisht nga qeveria, e cila ndalon transmetimet valore të huaja si dhe thirrjet dhe dërgimin e mesazheve ndërkombëtare. Korea e Veriut radhitet si një ndër shtetet më të këqija për lirinë e shtypit dhe të drejtat e njeriut.

Ato rezidentë të huaj që jetojnë aty, shumica e tyre janë njerëz të biznesit dhe punonjës të huaj në organizata humanitare që janë lejuar të kenë akes në internet përmes lidhjeve fikse ose wireless, por edhe përmes këtyre lidhjeve, aksesi në Facebook dhe Twitter është ndaluar raporton agjencia ruse.

Raporti nuk mund të konfirmohej menjëherë, dhe as Facebook e as Twitter nuk janë përgjigjur më një koment. Në muajin shtator, departamenti rregullator shtetëror i komunikimeve radio valore, u tha ambasadave të huaja dhe organizatave humanitare se nuk mund të përdornin Wi-Fi ose Satelitin për lidhje internet pa aprovimin e qeverisë. Ky vendim citonte se ambasadat kishin implementuar rrjete Wi-Fi lirisht duke ofruar internet publik.

Organizatat që dëshironin të përdornin Wi-Fi, fillimisht u duhej të konsultoheshin me qeverinë në mënyrë që shërbimet e tyre të kontrolloheshin. Ata që nuk pranonin, kërcënoheshin me gjobë 11,000 dollarë. (PCWorld Albanian)

Autoritete koreano-veriore raportohet se kanë bllokuar aksesin në Facebook dhe Twitter për disa individë brenda këtij shteti që kanë akses të hapur në internet. Vendimi hyri në fuqi herët këtë javë, sipas një raporti të agjencisë ruse të lajmeve ITAR-TASS, e cila është ndër të paktat shërbime lajmesh që kanë një zyrë në këtë shtet.

Shumica e koreano-veriorëve nuk kanë akses në një kompjuter, dhe ata që kanë u është ndaluar aksesi ndërkombëtar dhe ofrohet vetëm në rang kombëtar. I disponueshëm përmes universiteteve, librarive dhe instancave shtetërore, ky rrjet i brendshëm interneti ka uebsite që ofrojnë propagandën e qeverisë, informacion për shkencën, teknologjinë dhe kulturën madje edhe receta gatimi.

Aksesi në informacion të jashtëm është i kufizuar rreptësisht nga qeveria, e cila ndalon transmetimet valore të huaja si dhe thirrjet dhe dërgimin e mesazheve ndërkombëtare. Korea e Veriut radhitet si një ndër shtetet më të këqija për lirinë e shtypit dhe të drejtat e njeriut.

Ato rezidentë të huaj që jetojnë aty, shumica e tyre janë njerëz të biznesit dhe punonjës të huaj në organizata humanitare që janë lejuar të kenë akes në internet përmes lidhjeve fikse ose wireless, por edhe përmes këtyre lidhjeve, aksesi në Facebook dhe Twitter është ndaluar raporton agjencia ruse.

Raporti nuk mund të konfirmohej menjëherë, dhe as Facebook e as Twitter nuk janë përgjigjur më një koment. Në muajin shtator, departamenti rregullator shtetëror i komunikimeve radio valore, u tha ambasadave të huaja dhe organizatave humanitare se nuk mund të përdornin Wi-Fi ose Satelitin për lidhje internet pa aprovimin e qeverisë. Ky vendim citonte se ambasadat kishin implementuar rrjete Wi-Fi lirisht duke ofruar internet publik.

Organizatat që dëshironin të përdornin Wi-Fi, fillimisht u duhej të konsultoheshin me qeverinë në mënyrë që shërbimet e tyre të kontrolloheshin. Ata që nuk pranonin, kërcënoheshin me gjobë 11,000 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>