Lajmet

Raportohet se Nokia po punon në një asistent virtual

Jan 10 2017
0 Shpërndarje
Filmat fantastiko shkencor që pasqyronin të ardhmen e afërt kishin në fokus nga asistentë virtualë, megjithatë asnjëherë nuk mësuam sesa prej tyre ekzistonin. Tani Nokia po kërkon të ketë vetë asistentin e saj virtual. Raportohet se Nokia po punon në një asistent virtual

Kompania, Nokia Solutions and Network, aplikoi për një markë pranë autoriteteve Europiane me përshkrimin:

“Softuer për krijimin dhe monitorimin e asistentit dixhital mobil dhe ueb që punon me inteligjencë dhe duke kombinuar të gjithë burimet e të dhënave në një komunikim të vetëm dhe ndërfaqe të bazuar në zë.”

Me telefonin parë android të Nokia-s që tashmë u bë realitet, është çështje kohësh përpara se asistenti dixhital i quajtur Viki do të arrijë tek telefonët.

A do të jetë pjesë e Nokia 6 apo do të mbërrijë në formën e një përditësimi softueri. Dhe a do të arrijë në telefonët e tjerë përveç atyre Nokia?

Apple ka Siri, Google ka Now, Microsoft bëri Cortana, Samsung bleu Bixbi, madje edhe Meizu është futur në lojën e asistentëve virtualë. A i përdorin me të vërtetë njerëzit apo është thjesht një marifet për të tërhequr vëmendje? (PCWorld Albanian)

Tags >

NokiaViki
Lajmet e fundit>