Analiza

Raportohet se Samsung ka në plane të nxjerrë në shitje dy modele të Galaxy S6

Jan 13 2015
0 Shpërndarje
Raportohet se Samsung ka në plane të nxjerrë në shitje dy modele të Galaxy S6

samsung-galaxy-s5-7221-001Mbase Samsung ka në plane të sfidojë konkurrentët jo me një, por me dy variante të smartfonit më të mirë të kompanisë, Galaxy S6. Raportohet se kompania mund të nxjerrë në shitje një model me dizajn prej metali, një ndryshim ky nga hegjemonia e dizajneve prej plastike, sipas Bussines Insider.

Samsung tradicionalisht ka përdorur plastikën për ndërtimin e smartfonëve të saj. Nga ana tjetër rivali kryesor i kompanisë, Apple ka përdorur dizajn prej metali në modelet e iPhone. Por plastika është kritikuar vazhdimisht për shkak të pamjes dhe ndjesisë të një produkti të lirë që të ofron, dhe për këtë Samsung ndryshoi strategji me lançimin e Galaxy Alpha.

Modeli i dytë Galaxy S6 do të karakterizohet nga një skaj i djathë i lakuar ngjashëm me atë çfarë kemi parë tek Samsung Galaxy Note Edge. Pavarësisht vërtetësisë së këtyre spekulimeve, mbase Samsung po e ndjen se ka nevojë të sjellë diçka ndryshe me Galaxy S6 nëse do të vazhdojë “luftën” me rivalët. Kompania është përballur me rënie të dukshme të fitimeve. Po të njëjtin impakt kanë pasur edhe shitjet e smartfonëve ku Samsung po humb pjesë të tregut. Përgjatë tre mujorit të tretë të 2014, Samsung kishte shitur 73.2 milion smartfonë në të gjithë botën, kjo e thënë ndryshe 24.4 % të tregut të smartfonëve. Po ta krahasojmë më të njëjtën periudhë një vit më parë, kompania kishte shitur 80.4 milion smartfonë ose 32.1 % të tregut.

Edhe pse kompania është akoma në krye të klasifikimit, Samsung është përballur konkurrencë të fortë nga Apple, ku Shtatorin e vitit të shkuar nxori në shitje dy modele iPhone. Dhe për ta përkeqësuar më tej, Samsung po goditet edhe në tregun me kosto të ulët të smartfonëve nga prodhues kinez si Xiaomi dhe Huawei.

Gjasat janë që Galaxy S6 të zbulohet gjatë Kongresit Mobil Botëror në shkurt. I vetmi detaj që jemi të sigurt është prania e Android Lollipop. Detaje të tjera nuk janë zbuluar nga burimet e Bussines Insider. Spekulimet e hershme flasin për një rezolucion ekrani prej 1440×2560 pixel së bashku me një kamerë 20 Megapixel. Deri atëherë le të presim! (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>