Harduer

Raportohet se Sony po punon në një tablet 12 inç

Oct 25 2014
0 Shpërndarje
Raportohet se Sony po punon në një tablet 12 inç

gsmarena_001Sony po punon në një tablet 12 inç, një raportim paraprak ky që vjen nga pretendimet e disa prodhuesve zinxhir të furnizimit në Tajvan.

Ky tablet raportohet se do të jetë i disponushëm në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, kështu që mund ta prisni përpara fundit të marsit. Raportohet se do të jetë një tablet i parametrave të lartë i cili do të karakterizohet nga një laps Sylus, dhe mesa duket ka për qëllim tregjet me një kërkesë të lartë të aplikacioneve që kërkojnë fuqi grafike.

Për fat jo të mirë, asnjë detaj tjetër deri në këtë pikë. Deri tani, tableti Xperia Z2 është oferta më e mirë e Sony në këtë fushë, i cili ka një ekran prej 10.1 inç. Shumica e prodhuesve të pajisjeve mobile janë spekuluar se do ti hynin biznesit të tabletave, por aktualisht vetëm një pjesë e vogël e tyre e ka bërë.

Nëse ky informacion rezulton të jetë i vërtetë, atëherë Sony do të pozicionohet si një konkurrent direkt i Samsung Galaxy Note Pro 12.2 inç i cili po ashtu ka një laps Stylus. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>