Lajmet

Raspberry Pi “bëhet” mësues i matematikës me pakon e re nga Wolfram

Nov 24 2013
0 Shpërndarje
Raspberry Pi “bëhet” mësues i matematikës me pakon e re nga Wolfram

raspberry-pi-wolframKompjuterët Raspberry Pi tashmë kanë dëshmuar të jenë pajisje të vlefshme edukative, por ato janë të padobishme derisa mësuesit të mos kenë aplikacionet e duhura.

Sot, kërkimi i softuerëve të tillë është lehtësuar tashmë.

Ndërmarrja ka arritur të bëjë një marrëveshje për të paketuar aplikacionin Mathematica të Wolfram Research dhe shoqëruesit të vet Wolfram Language me secilën kopje të Raspbian Linux; çdo posedues i Raspberry Pi tani ka mjete falas për shumë gjëra nga matematika, e deri tek programimi i ndërlikuar.

Marrëveshja sjell po ashtu një mjet për Zhvillim nga Larg që iu mundëson personave që nuk kanë përvojë që ta lidhin Raspberry Pi me Mathematica-n në një PC të rregullt.

Derisa shkarkimi i Raspbian të përditësuar nuk është ende gati, të gjithë përdoruesit ekzistues mund të ekzekutojnë një urdhër për të instaluar platformën e Wolfram-it.

Vetëm disa posedues do të kenë nevojë për këtë pako, por mund ishte një rrugë mjaft e mirë për ta hijeshuar matematikën për gjeneratat e reja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>