Harduer

Raspberry Pi, kompjuteri prej 25 $, shitet brenda disa orësh në SHBA

Apr 3 2013
0 Shpërndarje
Raspberry Pi, kompjuteri prej 25 $, shitet brenda disa orësh në SHBA

Rasberry PiRaspberry Pi, PC-ja i lirë me Linux që kushton vetëm 25 $, doli në shitje gjatë ditës së hënë në SHBA dhe u mbarua brenda disa orëve.

Versioni A i kompjuterit, i cili kushton vetëm 25 $, ka 256 MB RAM, një vend për USB 2.0, një HDMI, kartë SD si dhe vend për audio 3.5. Kompjuteri nuk ka portë Etherneti. Për momentin nuk asnjë gjendje stoku të mbetur në SHBA.

Nga ana tjetër, versioni B i Raspberry Pi, është disi më i fuqishëm. Ai ka RAM prej 512 MB, dy vende për USB 2.0 si dhe një portë Etherneti dhe kushton 35 $.

Të dy kompjuterët A dhe B kanë procesor ARM dhe janë jashtëzakonisht të vegjël – pothuajse në madhësinë e një karte krediti, duke i bërë mjaft të përshtatshme për aplikacione në arsim apo sisteme DIY (Do It Yourself – Bëjeni Vetë).

Raspberry Pi A u lançua në Evropë gjatë muajit shkurt dhe pati po ashtu kërkesa të larta. Në Azi u lançua javën e kaluar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>