Lajmet

Raspberry Pi lançoi sistemin operativ desktop x86, PIXEL

Dec 23 2016
0 Shpërndarje
Raspberry Pi lançoi sistemin operativ desktop x86, PIXEL

menuNjë një lëvizje të papritur, fondacioni Rasberry Pi publikoi sistemin operativ bazuar në Debian Linux, Pixel.

Ky sistem operativ është një version i modifikuar i LXDE X11 dhe debutoi fillimisht në Shtator me bordin Raspberry Pi.

Pixel ISO, e cila është 1.3 GB në të vërtetë është një version live i Debian 8.6 Jessie. Këtë ISO mund ta vendosni në një DVD ose USB dhe pasi ta keni vendosur në një portë USB kompjuteri mund të keni në përdorim një desktop Pixel.

Nëse përdorni një DVD, çdo ndryshim i aplikuar në sistem do të fshihet pasi ta keni fikur. Raspberry Pi sugjeron përdorimin e Etcher për të “pjekur” sistemin operativ në një USB.

Nëse dëshironi ta shkarkoni ju sugjerojmë të përdorni torrentin për momentin sepse serverat e Raspberry Pi janë të mbi ngarkuara. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>