Harduer

Raspberry Pi, mikro-kompjuteri me Linux ka shitur 2 milionë njësi

Nov 19 2013
0 Shpërndarje
Raspberry Pi, mikro-kompjuteri me Linux ka shitur 2 milionë njësi

raspberry-pi-cropNë janar të këtij viti, gjithë bota u çudit nga fakti se si një kompjuter kaq i vogël, sa madhësia e një karte krediti, kishte shitur deri në atë kohë 1 milion njësi.

Sot, Raspberry Pi Foundation, deklaroi se shifra e shitjeve ishte dyfishuar dhe me përllogaritjet e muajit tetor, ishin shitur 2 milionë njësi.

Çmimi i mikro-kompjuterit ështcë 25 $ dhe u desh një vit që ai të shiste 1 milion njësi. Por, shifra e 2 milionshit ka ardhur në kohë më të shkurtër, vetëm 10 muaj më pas. Përdorimet e tij janë të shumëllojshme.

Për shembull, disa e përdorur për të komanduar derën e garazhdit të shtëpisë, për të menaxhuar zilen, termostatin, dritat madje edhe TV.

Lançuar për herë të parë në shkurt 2012, Raspberry Pi është zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar me synimin për të përhapur shkencën kompjuterike nëpër shkolla. Ai ka kujtesë që varion nga 256 MB në 512 MB. CPU-ja është 700 MHz ARM1176JZF-S core dhe mikro-kompjuteri operon me Linux. Çmimi fillon nga 25 $ për modelin A dhe arrin deri në 35 $ për modelin B.

Mikro-kompjuteri ka një portë për USB, një lidhës CSI, madje edhe një portë daljeje për HDMI. Po ashtu, ka edhe porta për audio dhe vend për të zgjeruar kujtesën me karta memorjeje. Peshon vetëm 45 gram. (PCWorld Albanian)

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>